LAJMI I FUNDIT:

Panair në Skopje City Mall me temë “Jeto i sigurt”

Panair në Skopje City Mall me temë “Jeto i sigurt”

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup pranë MPB-së, Oda e kompanive të sigurimit dhe Skopje City Mall, me qëllim për të parandaluar krimin dhe edukimin e qytetarëve, për herë të parë organizojnë panairin për siguri “Jeto i sigurt” që do të mbahet nga 12 deri 14 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja do të mbahet në një vend ku të gjithë institucionet e përfshira në sferën e sigurisë dhe kompanitë e sigurimit do të prezantojnë metoda për mbrojtje dhe ndihmë.


Zyrtarisht ky panair do të hapet më 12 qershor (e mërkurë) nga ora 11:00 ku do të marrin pjesë: Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave të Shkupi.

Ky panair organizohet si nevojë pasi shkeljet ligjore shpesh herë bëhen si pasojë e mos informimit dhe mungesës së sigurisë dhe vetmbrojtjes nga qytetarët. “Krimi mund të ndodh por edhe mund të pengohet” është motoja e këtij panairi. /Telegrafi/