LAJMI I FUNDIT:

Pamjet zyrtare të BMW M8 që do t’i ketë 600 kuajfuqi (Foto)

Pamjet zyrtare të BMW M8 që do t’i ketë 600 kuajfuqi (Foto)

BMW ka shpërndarë pamjen që do ta ketë modeli i shumëpritur M8, si dhe disa detaje

Sapo e prezantoi modelin 8 Series Convertible, gjatë javës që shkoi, BMW nuk po humbë kohë për të sjellë një tjetër makinë, siç është M8, transmeton Telegrafi.


Prodhuesi gjerman sa shpërndarë pamjet zyrtare dhe disa detaje teknike të këtij modeli, që thuhet se është rrugës për në prodhim. Imazhet e shfaqin BMW M8, të mbuluar me shtresë të konsiderueshme kamuflazhi, teksa lëvizë nëpër një pistë garash në Portugali.

Ashtu siç edhe thoshin lajmet, u konfirmua se M8 do të jetë shumë më i fuqishëm se M5. Specifikat e detajuara ende mungojnë, por kjo makinë thuhet se do të prodhojë 600 kuajfuqi.

Meqenëse M8, do të jetë më e veçuara në linjën e modeleve, atëherë nuk do jetë e çuditshme edhe nëse fuqitë i rriten.

Për fat të keq, duhet të pritet gjatë, pasi BMW M8 lansonsohet gjatë vitit që vjen, pas M8 Convertible dhe M8 Gran Coupe. /Telegrafi/