LAJMI I FUNDIT:

Pamje të reja të Cybertruck-ut të kamufluar përpara se të hyjë në prodhim

Pamje të reja të Cybertruck-ut të kamufluar përpara se të hyjë në prodhim

Prototipi i parë i kamufluar i Tesla Cybertruck që bëri xhiron e internetit javën e kaluar është rikthyer me disa pamje të reja në Palo Alto të Kalifornisë që u postuan në Twitter në ditët e fundit.

Mbetet ende e paqartë pse Tesla vendosi të përdorë mbështjellës kamuflazhi në këtë prototip të veçantë, pasi nuk e ka aplikuar kurrë këtë taktikë në të kaluarën, në vend të kësaj duke u mbështetur në mbulesat tradicionale të zeza, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, është një tjetër tregues se marka amerikane e veturave elektrike po bën gjithçka që duhet të bëjë për të vënë në prodhim kamionin e shumëpritur me emetime zero më vonë këtë vit, pas vonesave të shumta.

Një prototip Cybertruck madje u dërgua në Zelandën e Re kohët e fundit, me sa duket për t’u testuar për raundin e fundit të testimit të motit të ftohtë në terrenet e provës së hemisferës jugore (SHPG), përpara se dërgesat të fillojnë diku në tremujorin e tretë.

Në dy videot e mëposhtme janë dy këndvështrime që tregojnë Cybertruckun e kamufluar. /Telegrafi/