LAJMI I FUNDIT:

Pamje të mahnitshme të ‘rrjetës’ së fluskave spirale që balenat krijojnë për të kapur ushqimin

Pamje të mahnitshme të ‘rrjetës’ së fluskave spirale që balenat krijojnë për të kapur ushqimin

Më poshtë paraqiten momentet e mhnitshme kur një tufë balenash “gungaçe” krijojnë spirale “shfryrjesh ajri” në gjuetinë e tyre për mbledhjen e gjallesave të vogla krustaceane.

Balenat janë duke përdorur teknikën e njohur si të ushqyerit në fluska, ku grupet e gjallesave bllokohen në flluskat e ajrit pranë sipërfaqes së ujit, për t’u thithur më lehte nga gjitarët gjigantë.

Pamjet e rralla ajrore u morën nga producenti i natyrës Richard Sidey, nga Zelanda e Re, gjatë një projekti të tij në Antarktidë.

Në ujin e kripur blu shihen disa linja që bashkohen për të formuar spiralet e fluskave të bardha.

Më pas katër balena gungaçe shfaqen, të cilat nxjerrin avull uji të kondensuar nga valvula e tyre e frymënxjerrjes duke krijuar “fluskat”.

Spiralet ngadalë nisin të zhduken por dy balena nisin të përsërisin teknikën e krijimit të spiraleve.

Balenat gungaçe mbledhin kështu molusqe, karkaleca e peshq të vegjël brenda fluskave në formë rrethore që krijohen me shfryrjet e tyre në sipërfaqe.

Teksa balenat ngrihet drejt sipërfaqes, gjallesat bllokohen në rrethin e fluskave dhe gjitarët mund t’i përpijnë ato.

“Duke parë nga ajri krijimin e këtyre teknikave në sipërfaqen e ujit, ishte diçka prekëse e emocionuese”, tha Sidey.

“Po filmoja skenat me dron nga një barkë me studiues këtu pranë, të cilët po shikonin sesi balenat gungaçe po veprojnë në Antarktikë”.

“Kjo metodë e mbledhjes së gjallesa është në fakt diçka e mësuar prej tyre, jo të gjitha mund ta bëjnë, prandaj është e pabesueshme”.

“Me siguri këto janë nga pamjet më të rralla në karrierën time fotografike”, tha ai.

Popullatat e këtyre balenave llogaritet tashmë në rreth 20,000, në një rekuperim të rëndësishëm qe prej disa dekada më parë, kur ato ishin në zhdukje nga gjuetia.

Balenat vuajnë gjithashtu nga ngecja në rrjetat e braktisura ose ato të mëdha të peshkimit.

Balenat gungaçe mund të rriten deri në 16 metra gjatësi dhe peshojnë deri në 35 ton.

Por megjithë masën e tyre gjigante ato nuk lëndojnë njerëzit.

Në muajt e dimrit ato largohen nga ujërat e akullt duke emigruar në vende më të ngrohta. /tch/