Aeroplanët e pasagjerëve vazhduan të niseshin ndërsa stuhitë e forta dhe tornadot arritën në zonën e St. Louis të Missourit të premten mbrëma, 14 mars.

Dhe sipas mediav të huaja, përcjell Telegrafi, një tornado mund të shihet direkt pas aeroplanit.


Megjithëse nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur nëse pamjet tregojnë një tornado, videoja u xhirua me pamje nga jugperëndimi drejt lagjeve ku më vonë u raportuan dëme nga stuhia, duke përfshirë Maryland Heights dhe Bridgeton.

Pamjet thuhet se janë xhiruar rreth orës 21:18, që ishte pak minuta pasi meteorologët filluan të raportonin një tornado të konfirmuar nga radari që lëvizte në verilindje drejt Maryland Heights.

Ndërkohë Patrulla e Autostradave të Shtetit të Missourit tha se të paktën 12 njerëz u vranë nga stuhitë në të gjithë shtetin.

Guvernatori Mike Kehoe tha se Misuri ishte “shkatërruar nga stuhitë e forta dhe tornadot, duke lënë shtëpi të shkatërruara dhe jetë të humbura”. /Telegrafi/