LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga shuarja e zjarreve në Vlorë, Balla: Situata drejt normalizimit

Pamje nga shuarja e zjarreve në Vlorë, Balla: Situata drejt normalizimit

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla ka njoftuar rreth gjendjes aktuale në Vlorë dhe punës së zjarrfikësve në shuarjen e zjarreve.

Balla në një postim në Facebook shkruan se Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës, gjersa aktualisht situata është drejt normalizimit.


“Faleminderit forcave zjarrfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës.

Në këtë moment situata është drejt normalizimit dhe po vijon puna për eliminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve”, shkruan ministri. /Telegrafi/