LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga oborri i shkollës “Faik Konica”, ku dy nxënës u lënduan nga rryma

Pamje nga oborri i shkollës “Faik Konica”, ku dy nxënës u lënduan nga rryma

Sot në orët e paradites dy nxënës të moshës rreth 15 vjeçare u lënduan nga rryma elektrike në trafon brenda oborrit të shkollës “Faik Konica”.

E të dy nxënësit kanë marrë djegie serioze në disa pjesë të trupit.


Doktori kujdestar në Emergjencën e Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ejup Govori në një prononcim për Telegrafin ka treguar për gjendjen aktuale të dy nxënësve.

Ai tha se gjendja e tyre momentale është stabile, mirëpo siç tha ai njëri prej tyre ka marr djegie serioze në sipërfaqe më të madhe të trupit.

“Gjendja e tyre momentale është stabile, dhe nga parametrat momentale janë me vetëdije. Mirëpo, lëndimet janë plagë djegëse serioze, të një shkalle më të rëndë. E, njëri i është nënshtruar operacionit, kirurgut plastik dhe pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv qendror. Kurse tjetri ka djegie më të ulët, d.m.th një sipërfaqe më të vogël, ai pranohet në kirurgji plastike për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Govori.

Doktori po ashtu tregoi se ku i kanë djegiet në trup dy nxënësit.

“Njëri që ka sipërfaqe më të vogël të djegies trupore i ka në shuplakë të dorës së djathtë dhe të shkallës 2A dhe 2B dhe tek bërryli i majtë, dhe kjo është një shkallë relativisht seriozë. Ndërsa, tjetri ka sipërfaqen më të madhe në shpinë, në dy ekstremitetet e poshtme dhe në shuplakë të dorës”, tha ndër të tjera Govori për Telegrafin.

Siç mëson Telegrafin, njëri nxënës kishte hyrë brenda trafos dhe pas lëndimit që ka pësuar, ka hyrë tjetri për ta ndihmuar.

Siç i thanë Telegrafit persona të pranishëm pas ngjarjes dyert e trafos që furnizon lagjen kanë qenë të hapura.

Vendosja e drynit në dyert e trafos pas rastit ku u lënduan dy nxënës

E rastin fillimisht në orët e paradites e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori