LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga fillimi i rrëshqitjes së ortekut të borës në Brezovicë

Pamje nga fillimi i rrëshqitjes së ortekut të borës në Brezovicë

Një ortek bore ka rënë sot në qendrën e skijimit në Brezovicë, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.

Telegrafi ka siguruar pamjet nga momenti kur ra oretku i borës në Brezovicë.


Ndryshe sot në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi  nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët  kanë deklaruar për Telegrafin se në zonën ku ka rënë orteku kanë qene katër person, por që fatmirësisht kanë shpëtuar pa pasoja.

Policia jep detaje për ortekun në Brezovicë
Lexo po ashtu Policia jep detaje për ortekun në Brezovicë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin e sotëm, duke thënë se në orën 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për rënien e ortekut dhe menjëherë ekipet kanë shkuar në vendngjarje, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, transmeton Telegrafi.

Veseli tha se njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dal në terren.

Ditë më parë ekipet e kërkim-shpëtimit kishin paralajmëruar se mund të ketë lëshim të ortekëve për shkak të reshjeve të borës të përcjella me erëra të forta. /Telegrafi/