LAJMI I FUNDIT:

Pamje mbresëlënëse të udhëtimit me tren nëpër malet e Zvicrës

Pamje mbresëlënëse të udhëtimit me tren nëpër malet e Zvicrës

Një video mbresëlënëse shfaq një burrë në një tren, i cili në helmetë ka vendosur një kamerë që filmon rrugëtimin e tij rrëqethës nëpër malet e Zvicrës.

Videoja tregon bukuritë e rralla natyrore por edhe rrugëtimin e frikshëm të burrit, që për asnjë moment dukej se nuk u frikësua, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për Gelmer Funicular, një nga malet më të larta në Evropë që gjenden në Bern të Zvicrës.

Videoja është bërë virale dhe deri më tani ka marrë mijëra pëlqime dhe është shpërndarë nga shumë njerëz. /Telegrafi/