LAJMI I FUNDIT:

Pamje ku shihet vrima e zezë duke gllabëruar një më të vogël

Pamje ku shihet vrima e zezë duke gllabëruar një më të vogël

Bashkimi i dy vrimave të zeza të pabarabarta nuk është vërejtur kurrë.

Tani, për herë të parë, studiuesit kanë arritur të zbulojnë dy vrima të zeza të pabarabarta, ku më e madhja përpin më të voglën.


Spektakli u zbulua përmes matjes dhe vëzhgimit të valëve gravitacionale që burojnë nga dy vrimat e zeza. Përplasja e vërejtur ndodhi 2.5 miliardë vjet dritë nga toka, thanë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

“Vrimat e zeza kanë 8 ose 30 herë masën e diellit tonë. Ky është sistemi i parë i dyfishtë i vrimave të zeza në të cilat kemi vërejtur një ndryshim kaq të madh midis masave”, thotë Roberto Cotesta nga departamenti “Teoria Astrofizike dhe Kozmologjike e Relativitetit” pranë Institutit Albert Einstein në Potsdam.

Vrimat e zeza, të cilat rrotullohen rreth njëra-tjetrës dhe boshtit të tyre, mund të zbulohen përmes zhvillimit të mëtejshëm dhe ndjeshmërisë më të mirë të detektorëve të përdorur. Ato janë prova që ekziston një popullsi më e larmishme, e fshehur në sisteme diellore. /Telegrafi/