LAJMI I FUNDIT:

Pamje e rrallë e Ibrahim Kodrës si i ri (Foto)

Pamje e rrallë e Ibrahim Kodrës si i ri (Foto)

Një foto e rrallë e Ibrahim Kodrës në rininë e tij, merr fokus të veçantë në 100-vjetorin e lindjes së piktorit të madh për të cilin institucionet qendrore të kulturës nuk organizuan ndonjë aktivitet përkujtimor.


Ibrahim Kodra u lind në Ishëm, më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij artistike nisi në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”. Kur ishte 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai largohet nga Roma dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës.

Kodra ka ekspozuar në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, New York. Kishte bërë emër dhe krijonte raporte me piktorë të mëdhenj, si Pablo Picasso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari dhe Giuseppe Marotta.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Picasson, pikërisht në temën për “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku kryen një hulumtim të thellë artistik. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6,000 vepra të shpërndara nga muzetë privatë, deri te koleksionistët. Vetëm 2,000 prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. /Shqiptarja/

Në trend Kultura

Më shumë
Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë

Egoizmi i flet të gjitha gjuhët dhe i luan të gjitha rolet - edhe atë të zemërgjerësisë

Fjala+
Murati më 1998: Duhet të përfundojë tmerri në Kosovë

Murati më 1998: Duhet të përfundojë tmerri në Kosovë

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

SHËTITJA NËPËR SREBRENICË

SHËTITJA NËPËR SREBRENICË

Poezi
Një letër burrit të vdekur...

Një letër burrit të vdekur...

Arti i bashkon artistët rusë me ata kosovarë

Arti i bashkon artistët rusë me ata kosovarë

Kalo në kategori