Libby dhe Mathew Vlasic nga New Yorku, kanë mbetur të befasuar kur kanë parë fëmijën e tyre të palindur, që kishte ngritur dorën sikur donte t’i përshëndeste.

Prindërit e fëmijës gjashtëvjeçar, i janë gëzuar shumë faktit që ai do të jetë vëllai i madh i një motre që së shpejti vjen në jetë, transmeton Telegrafi.


Fëmija i pa lindur duket sikur pershendete ne fotografine me ultraze foto 2 Dora në imazhin nga ultrazëri

Por, derisa po bënin vizitat e zakonshme te mjeku, ata nuk mund t’i besonin syve kur panë imazhin që shfaqi ultrazëri.

“Sikur donte të thoshte se jam mirë dhe mos u brengosni për mua, vij së shpejti”, ka thënë Libby lidhur me rastin.

Fëmija i pa lindur duket sikur pershendete ne fotografine me ultraze foto 3 Familjarët në pritje të fëmijës

Madje, as ekspertët nuk kanë parë më herët që një fëmijë të kapet në këtë formë duke treguar qartë edhe gishtat e vegjël. /Telegrafi/