LAJMI I FUNDIT:

Pamje dramatike nga Franca, moti i ligë paralizon trafikun hekurudhor dhe atë rrugor – një punonjës e godet rrufeja dhe një tjetër zhduket

Pamje dramatike nga Franca, moti i ligë paralizon trafikun hekurudhor dhe atë rrugor – një punonjës e godet rrufeja dhe një tjetër zhduket

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë bërë që autostradat dhe trafiku hekurudhor në jug të Francës të bllokohen, e një pjesë e shkollave kanë pasur të njëjtin fat – në anën tjetër autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjatë vikendit pritet përmirësim i motit dhe rifillimi i punës së hekurudhave.

Një person po konsiderohet i zhdukur, e një punonjës është goditur nga rrufeja në prefekturën Nim. Përkohësisht është mbyllur autostrada që lidh Nim dhe Monpelej, kurse trafiku hekurudhor mes këtyre dy qyteteve është rënduar dukshëm, transmeton Telegrafi.


Sot pritet të ketë reshje edhe më të mëdha të shiut, e 13 komuna kanë paralajmëruar për ngritje të nivelit të ujit si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Jerald Darmanin, ka dalë në vendin e ngjarjes duke i siguruar qytetarët se do të ndihmohen e përkrahen në këto ditë të vështira.

Rreth 900 zjarrfikës dhe punonjës civilë kanë dalë në terren për të ndihmuar qytetarët që kanë ngecur nëpër shtëpitë e tyre, dhe nuk po mund të dalin si rezultat i nivelit të lartë të ujit. /Telegrafi/