LAJMI I FUNDIT:

Paloka në Kuvend: Pse Tahiri nuk u shqetësua për lirimin e Prengës?

Paloka në Kuvend: Pse Tahiri nuk u shqetësua për lirimin e Prengës?

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke bërë një paralelizëm me shqetësimin e ministrit Tahiri për lirimin e një gjyqtari i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje, tha se ministri duhej të ishte shqetësuar për lirimin e deputetit të PS-së i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Ministria e Brendshme na shkroi një letër për rastin e një gjyqtari që paska liruar dikë për armëmbajtje pa leje. Ishte i revoltuar dhe i shqetësuar, por nuk u shqetësua ky ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të maxhorancës, i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajtje pa leje, por edhe që ka qëlluar”, u shpreh Paloka, duke iu referuar deputetit Armando Prenga.


“Amendamenti që ne kemi sjellë lidhur me këtë çështje për dekriminalizimin lidhet me një nga këto raste – vijoi deputeti demokrat -. Amendamenti ynë kërkon një gjë elementare, që zyrtarë, deputetë që janë kapur në flagrancë me krime të renda ndaj njeriut, deri në një vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre. Unë e di që Rama e ka dhënë urdhrin për këtë amendament, nuk do ta votojë dhe hajde ta gjejmë pse.

Edhe ligjin e dekriminalizimit e miratoi i detyruar dhe të nesërmen nisi paradën me kriminelët. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm se ky kryeministër paktin nuk e ka me ta, por me krimin. Edhe sot, siç ju kemi vënë në dijeni, grupi ynë do të mbajë qëndrim të kushtëzuar ndaj Parlamentit, ne do të marrim pjesë në votimin e akteve që kemi kërkuar vetë, por jo në aktet që i shërbejnë grabitjes së qytetarëve të këtij vendi”. /Telegrafi/