LAJMI I FUNDIT:

PALIMPSEST

PALIMPSEST

Poezi nga: Vasyl Stus
Pëktheu: Fadil Bajraj

Paj, duket, nuk jam unë ai që po jetoj,
por dikush tjetër jeton jetën time të kësaj bote,
në mua i mishëruar.
Pa sy, pa veshë,
Pa duar, pa këmbë, pa gojë. I zvjerdhur,
një i huaj në trupin tim. Një mollok dhimbjeje,
dhe i mbyllur në vetvete, i pezulluar në errësirë.
Lindja jote të ka cullakuar,
nuk është shkrirë me formën. Nuk e ke fituar
mishin tënd. Sall një nomad,
në botët e mesme, i çatrafiluar në bazën
e ekzistencës së çuditshme.
Njëqind net
për të ardhur, njëqind net pas teje,
një fshikëz e mpirë – në mes,
dhe i përcëlluar, i përflakur, në dhimbje
të padurueshme të shkaktuara vetë.
Ashtu si një copë ferri, një ulërimë e shkurtër
e universit, një copëz dielli,
i huaj që jermon në trup.
Ti kërkon një lindje për vete, pavarësisht
vdekjes që të ka pushtuar qysh moti.