LAJMI I FUNDIT:

Palëpeta krejtësisht të pazakonshme

Palëpeta krejtësisht të pazakonshme

Kjo është receta e vërtetë për ata të cilët më shumë duan palëpeta të njelmëta sesa të ëmbla

Përbërësit:


– 6 palëpeta të gatshme;
– 1 qepë;
– 500 g lakër të freskët;
– 200 g mish të bluar;
– vaj;
– kripë;
– piper;
– 2 vezë;
– 100 mililitra jogurt;
– 200 g ajkë të thartë;
– pak kaçkavall.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë dhe shtoni mishin e bluar.

Fërgoni një kohë, pastaj shtoni lakrën dhe fërgojeni. Shtoni kripë dhe piper.

Në palëpetë qitni dy lugë shtojcë, lakoni skajet dhe mbështillni palëpetën.

Tepsinë lyeni me vaj, pastaj radhisni palëpetat.

Tundni vezët, shtoni jogurtin dhe ajkën, bashkoni mirë dhe qitni në palëpetë.

Sipër grini pak kaçkavall në rende, dhe në furrë piqni në 220 gradë celsius rreth 20 minuta.

Kënaquni, – transmeton Telegrafi.