LAJMI I FUNDIT:

Pakoja me ligjet sociale nuk kthehet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Pakoja me ligjet sociale nuk kthehet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Pako e ligjeve sociale nuk do të kthehet për herë të tretë në Qeveri. Partnerët e koalicionit, LSDM-BDI janë marr vesh që në ligjet sociale të ndërhyhet me amendament të harmonizuar. Në këtë drejtim, shtesa për fëmijën e tretë do të vlejë vetëm për familjet e kategorisë sociale. Propozimi nuk kufizon as këtë kategori, respektivisht shtesa do t’i takojë edhe fëmijëve, prindërit e të cilëve pavarësisht nëna, babai apo edhe që të dytë marrin rrogë minimale. Çdo fëmijë i tretë që lind deri në fund të vitit, shtesën e tretë do ta merr sipas ligjit aktual, që nënkupton për 10 vitet e ardhshme.

“Nuk kemi dallime me partnerët e koalicionit sa i përket paketës sociale dhe veçse jemi marr vesh. Prej vitit ardhshëm, fëmijët që lindin, shtesën do ta marrin vetëm familjet e kategorisë sociale që arrijnë deri rroga minimale”, tha Artan Grbui, Deputet i BDI-së


Kryeministri Zoran Zaev pret që propozimet së shpejti të miratohen në Kuvend, duke shpresuar se kësaj radhe të njëjtit do të dekretohen nga ana e presidentit. Zaev thotë në buxhet janë paraparë fonde të mjaftueshme për shtesat.

“Shpresoj se do të miratohen së shpejti. Nëse mund të votohen dhe publikohen deri në fund të muajit, qytetarët do të mund që në prill ta marrin ndihmën sociale për muajin mars, përfshi këtu fëmijët shtesën për fëmijën e tretë, ndihma sociale e rritur për 300 për qind, pensioni social. E gjithë kjo është për të mirën e shtetit. Paratë janë në buxhet. 2.2 miliard i kemi për këtë vit për dallim nga viti kaluar”, theksoi Zoran Zaev.

Në reformën sociale është përfshirë edhe pensioni social për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kishe propozuar që ky lloj pensioni t’i takojë çdo qytetari i cili posedon të paktën një ditë përvojë pune, megjithatë partnerët e koalicionit LSDM-BDI janë marr vesh që ky kusht të hiqet. Shtesa do t’i takojë çdo qytetari i cili plotëson kushtin e moshës dhe që nuk posedon pasuri nga e cila përfiton të ardhura, si objekt nën qira, tokë pjellore apo pasuri tjetër e cila i sjell të ardhura mujore. Pako sociale pritët të miratohet në seancën e 25 marsit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Një muaj paraburgim për serbin që mori pjesë në protestat në Zveçan ku u lënduan ushtarët e KFOR-it e policisë

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori