LAJMI I FUNDIT:

Paknaqësitë me koeficientin dhe pagat, sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën

Paknaqësitë me koeficientin dhe pagat, sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën

Shoqata Sindikale e QKUK ka bërë të ditur se të mërkurën do të protestohet lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor

Bëhet e ditur se protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të ShSKUK-së.


“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Sh. S. QKUK me datë 03/04/2023 u vendos që me 05.04.23 në orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor, pakënaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave, shujtës”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/