LAJMI I FUNDIT:

Pakistani vaksinon 1 milion njerëz për 24 orë: Nëse s’keni konfirmim, ua bllokojmë telefonat

Pakistani vaksinon 1 milion njerëz për 24 orë: Nëse s’keni konfirmim, ua bllokojmë telefonat

Pakistani vaksinoi një milion njerëz kundër coronavirusit të martën, duke bërë një hap përpara në fushatën e vaksinimit.

Kjo ndodhi vetëm disa javë para afatit që punonjësit në vendet publike të merrnin një certifikatë vaksinimi.


Qeveria e Pakistanit njoftoi javën e kaluar se nga fundi i këtij muaji, punonjësve në shkolla, qendra tregtare dhe objekteve të hotelerisë, si dhe industrisë së transportit dhe aviacionit do t’u ndalohet hyrja në hapësirat publike nëse nuk kanë një certifikatë. Kështu ata kanë afat deri më 31 gusht për t’u vaksinuar.

Pas këtij afati, personat e pa vaksinuar nuk do të lejohen të punojnë.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se objektivi i një milion vaksinimeve në një ditë është tejkaluar”, tha Assad Umar, ministri përgjegjës për operacionet COVID-19.

Pakistani po përballet me një rritje të infeksioneve koronavirus, të shkaktuara nga një variant delta shumë ngjitës, duke vënë sistemin e dobët shëndetësor nën një presion të madh.

Nga popullsia e përgjithshme prej 220 milionë, më shumë se 31 milionë morën një dozë të vetme të vaksinës, por vetëm 6.7 milionë njerëz u vaksinuan plotësisht, tha Qendra Kombëtare për Komandën dhe Operacionet (NCOC), një organ ushtarak që monitoron operacionet e COVID-19 .

Pakistani regjistroi 3.582 raste të reja dhe 67 vdekje në më pak se 24 orë, ndërsa më shumë se 3.300 njerëz janë në gjendje kritike, raporton Reuters.

Deri më tani, 23.529 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në vend, dhe më shumë se një milion infeksione janë regjistruar.

Zyrtarët thonë se më shumë se 70 për qind e rasteve të reja janë infeksione të llojit delta.

Pas fillimit të ngadalshëm të fushatës së vaksinimit, gjendja e re për certifikatat e vaksinimit ka çuar në një nxitim të njerëzve që duan të marrin një dozë. Kështu, radhë më të gjata se një kilometër janë krijuar para disa qendrave të vaksinimit, veçanërisht në qytetin Karaçi, kryeqyteti i provincës Sindh.

Qeveria në Sindh ka vendosur presion shtesë ndaj njerëzve që të vaksinohen, duke paralajmëruar se ata do të mbajnë pagat e nëpunësve civilë dhe do të bllokojnë kartat SIM të telefonave të njerëzve nëse nuk kanë certifikatat e nevojshme.

Sipas ARY News, një numër i madh njerëzish, përfshirë studentë, punëtorë dhe të moshuar, qëndruan para Expo Center, qendrës më të madhe të vaksinimit të qytetit, të shtunën pasi qeveria provinciale njoftoi bllokimin e kartave SIM për qytetarët e pa vaksinuar.

Qeveria Sindh prezantoi bllokimin më 31 korrik deri më 8 gusht, ndërsa vazhdon të luftojë rritjen e infeksioneve.

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i qeverisë Sindh, Murtaza Wahab tha se vendimet, përfshirë bllokimin e kartave SIM, kishin çuar në një rritje të shumëfishtë të procesit të vaksinimit.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Evropa
Kalo në kategori