LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësitë me Ligjin për Paga, paralajmërohet bllokimi 24 orësh i Aeroportit

Pakënaqësitë me Ligjin për Paga, paralajmërohet bllokimi 24 orësh i Aeroportit

Pakënaqësitë e mëdha me projektligjin e pagave që ka miratuar tash së fundi Kuvendi i Kosovës do të dërgoi në bllokadë totale Aeroportin e Prishtinës, ‘Adem Jashari’.

Të paktën kështu thonë dy sindikatat e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ajo e Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe e Punëtorëve të Kontrollit Ajror.

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror ka kritika të shumta ndaj projektligjit të ri të pagave. Ata konsiderojnë se me anë të kësaj po cenohet autonomia e tyre, pasi po preken pagat e një personeli profesional dhe po çrregullohet puna e tyre.

Kryetari i kësaj sindikate, Artan Hasani për KosovaPress, ka paralajmëruar se greva një oreshe  e planifikuar për 13 shkurt është më e pakta që mund të bëjnë.

Sipas tij, nëse nuk kthehet prapa projektligji për paga nga ana e presidentit, ata grevën do të përshkallëzojnë dhe pas katër apo pesë dite aeroporti do të bllokohet 24 orë.

“ I vetmi veprim që mundemi me marrë është me shpall grevë. Ne veçse kemi shpall grevë me datën 13 është greva paralajmëruese 1 orëshe, por ne jemi duke menduar që këtë grevë të përshkallëzojmë dhe në ditët në vijim. Mund të vije që pas katër apo pesë dite aeroporti të bllokohet 24 orë…nëse nuk kthehet projektligji prapa ne do të shqyrtojmë gjitha mundësitë, nuk përjashtohet asnjë skenar” , tha ai.

Të njëjtat kërkesa i ka dhe Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Kontrollit Ajror, i pari i kësaj sindikate, Kushtrim Fazliu në një përgjigje me shkrim ka thënë se ata do të këmbëngulin me çdo gjë që ASHNA të largohet nga ky projektligj, pasi siç thotë ai, ASHNA, është institucion me rëndësi jetike për Kosovën dhe është mbrojtësi i vetëm territorial i hapësirës ajrore.

Fazliu gjithashtu paralajmëroi masa të ashpra nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Nëse nuk pranohen kërkesat tona për nxjerrjen  e ASHNA-së nga ky projektligj, gjithmonë në koordinim me SINKON dhe kërkesat e kolegëve tanë mund të radikalizohen masat tona deri ne bllokim total të hapësirës ajrore”, u shpreh Fazliu.

Ndërsa, zëdhënësi i ASHNA-s, Driton Ujkani përmes e-mailit i ka thënë KosovaPress-it, se me përfshirjen e personelit të ASHNA në ligjin për paga, ASHNA-së i është kufizuar në masë të madhe mundësia që të nxisë gjithë stafin e vet profesionistë që të mbesin në Kosovë.

Sipas tij, tashmë kanë humbur 10 nga 32 kontrollorët e trafikut ajror, të cilët e kanë vazhduar karrierën e tyre si kontrollor të trafikut ajror në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Evropën Perëndimore. Njëjtë, sipas tij, ka ndodhur me inxhinierë të sistemit të radarit dhe parashikues të meteorologjisë aeronautike.

Në lidhje me grevat që janë paralajmëruar, ai tha se ato do të kenë efekt në vonesa, apo anulimin e të tërësishëm të fluturimeve që do të ndodhin.

Ndërsa, sa i për ketë përkrahjes së dy sindikatave në greva, ai bëri të ditur se greva nuk është zgjidhja e duhur.

“Normalisht që greva do të ketë efekt, siç janë vonesat apo edhe anulimi i fluturimeve, e që kjo do të reflektohet edhe në vonesa për udhëtarët të cilët e udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe anasjelltas. Nuk përkrahin grevat, sepse në kemi mandat të ofrojmë Shërbim të Navigacionit Ajror e jo ta bllokojmë dhënien e këtij shërbimi të rëndësisë jetike për Kosovën”, ka deklaruar Ujkani.

Zëdhënësi i ASHNA-s, ndër të tjera tha se kërkesa e vetme e tyre ka qenë dhe është që të respektohet autonomia në mbledhjen dhe shfrytëzimit të hyrave siç parashihet edhe në marrëveshjen e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit-HPEA.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori