LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi në ARM, paralajmërohen protesta nga Ushtria (Video)

Pakënaqësi në ARM, paralajmërohen protesta nga Ushtria (Video)

Rritet pakënaqësia në ushtri – punonjësit e Ushtrisë dhe Ministria e mbrojtjes të shtunën do të dalin në protestë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërkojnë paga më të larta dhe mëditje, të cilat thonë se janë të pajustifikueshme më të ulëta se të policisë dhe doganës. Nga Sindikata thonë se Ministria e mbrojtjes qe një vit e gjysmë i injorojnë, kështu që kërkesat përmes protestës do të përcillen drejtëpërdrejtë në Qeveri.


Përveç pagave, nga Sidnikata konfirmojnë se ushtria përballet me kushtet e operimit ku punojnë. Me Sigurimin nuk duhet të luhet ‘zarë’, thonë ata, kështu që është e rëndësishme që ARM të punojë në kushte të mira – me pajisje të mira dhe logjistikë, por edhe në kazerma që i përmbushin standardet, thekson Ajtov ndër të tjera për 24Vesti. /Telegrafi/