LAJMI I FUNDIT:

Pak tregti Kosovë – Shqipëri

Pak tregti Kosovë – Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria ende nuk kanë arritur t’i largojnë barrierat tregtare mes vete. Vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve po cilësohet tejet modeste nga njohësit e çështjeve ekonomike. Duke iu referuar shifrave zyrtare të Doganës së Kosovës, nga janari i këtij viti deri më tani, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerën e 167 milionë eurove, derisa vitin e kaluar vetëm 127 milionë e vlera e eksporteve në këtë shtet është shumë më e vogël.

Importet e këtyre mallrave përfshijnë kryesisht industrinë ushqimore dhe atë ndërtimore. Kështu ka treguar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.


“Derisa nga Shqipëria kemi importuar 167 milionë euro gjatë këtij viti kryesisht në industrinë ushqimore dhe atë ndërtimore, vitin e kaluar nga Shqipëria kishim rreth 127 milionë, pra kemi rritje të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë”, ka treguar Stavileci, shkruan Gazeta Zëri.

Ndërkohë, Kosova deri më tani ka importuar nga Serbia mallra në vlerën e 381 milionë e 489 mijë e 375 eurove. Deri në vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe të Bosnjë e Hercegovinës nga kjo e fundit janë importuar mallra në vlerën e 68 milionë e 857 mijë e 153 eurove.

Përfaqësuesit e bizneseve kosovare janë skeptikë se do të rritet bashkëpunimi me Shqipërinë, ndonëse thonë se kanë pritur intensifikim të bashkëpunimit pas ndërtimit të autostradës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori