Ndërkohë që kalimet ilegale me gomone përmes ngushticës se La Manshit mes Francës dhe Anglisë nuk kanë të reshtur, numri i shqiptarëve në to ka rëne në mënyre të ndjeshme.
Sipas The Times të Londrës, burimet qeveritare theksojnë se pritet të ketë rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria në muajt e pranverës.
Siç vërtetoi edhe tragjedia e fundit me gomone në La Mansh ku humbën jetën 4 emigrantë dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur, mes tyre fatmirësisht numri i shqiptarëve momentalisht rezulton në një emigrant, i cili ndodhej në gomone dhe ai ka shpëtuar, transmeton Tch.
Ndryshe nga perceptimi dhe retorika se një e treta e atyre që kalojnë ilegalisht drejt brigjeve angleze janë shqiptarë, tanimë janë vetë burimet zyrtare britanike, që sipas The Times të Londrës, theksojnë se ka një rënie të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht gjatë muajve të fundit, nga 12 mijë në shtator në 13 mijë në total deri më tani.
Por këto burime nënvizojnë se pritet të ketë një rritje të kalimeve nga shqiptarët në muajt e pranverës nisur nga “tendenca sezonale” e lëvizjeve të shqiptarëve nga përvojat e viteve të kaluara përmes rrugëve të tjera ilegale si përmes kamionëve dhe mauneve apo përmes linjave ajrore pa pasur viza, shkruan The Times e Londrës.
Ndërkohe numri i kalimeve me gomone vazhdon pavarësisht motit të acartë, madje po në të njëjtën natë të tragjedisë së fundit në La Mansh, një tjetër gomone ka qenë duke u mbytur në afërsi të gomones së parë me 50 veta dhe 5 emigrantë kanë rënë në det, por fatmirësisht janë shpëtuar nga rojet britanike të kufirit, lajm që çuditërisht nuk është bërë i ditur atë ditë, siç ndodh zakonisht.
Sakaq sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të enjten u mësua se 401 emigrantë të rinj janë pikasur të kalojnë me 8 gomone një ditë përpara tragjedisë. Është mësuar se premtimi i Rishi Sunak per cakimin e 730 punonjësve të rinj në Forcat e Kufirit si pjesë e një komande të re operacionale të specializuar për të luftuar kalimet ilegale në ngushticë do duhet nga nënte deri në një vit për rekrutimin dhe trajnimin e tyre. Rreth 100 prej tyre do të dislokohen në selinë e re të dedikuar për kalimet me gomone. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë