LAJMI I FUNDIT:

“Më pak fjalë, e më shumë punë”, bashkatdhetarët me porosi për deputetët nga Kuvendi i Kosovës

Për dy ditë më radhë, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët që duan të shohin nga afër hapësirat e këtij institucioni.

Një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarëve kanë vizituar Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së hënë dhe të martën.


Teksa shikuan nga afër hapësirat e Kuvendit, bashkatdhetarët u shprehen të lumtur se po mund të realizojnë këtë vizitë.

Përveç që lavdëruan të arriturat e Kosovës, ata patën edhe disa kritika për partitë politike, siç u shprehen ata për deputetët “më shumë punë, e më pak fjalë”.

Bashkatdhetari Kamber Ejupi, i cili që nga viti 1992 jeton në Gjermani, tha se Kosova ka arritur shumë.

“Që nga viti 1992 jemi në Gjermani, Kosova jo që ka shkuar përpara, por nuk ka njeri që mundet me llogarit aq shumë ka shku përpara. Diçka kam vërejtje, jam profesor i sportit, kam punuar edhe në Universitet, në Gjermani lavdërohen ata që punojnë, jo ata që kanë fol. Vërejtja ime është që secila parti duhet të luftojë për shtetin e jo për pushtetin”, u shpreh ai për Telegrafin.

Ejupi tha se të gjitha partitë duhet të bëjnë më shumë për Kosovën.

Ndërsa, Gjumnije Ejupi  tha se edhe pse jetojnë në Gjermani, i përcjellin me interesim zhvillimet në Kosovë.

“Ne kemi ardh për pushime, jemi pensionistë dhe një kohë të madhe e kalojmë në Kosovë. Fëmijët janë të rritur të shkolluar, kanë familjet e veta, kohën e lirë e kalojmë në Kosovë. Shumë gjëra na kanë lidh me Kosovë, përcjellim me interesim çdo që që ndodhë në Kosovë. Neve na gëzon çdo përparim i Kosovës”, potencoi ajo.

Ajo për Telegrafin tha se secila Qeveria duhet të luftojë për interesat e Kosovës.

“Ndonjëherë ndodhin edhe gabime, por kur janë qëllimet e mira gjithmonë shkojnë kah rruga e drejt”.

Ndërkaq, Shkurta Ejupi-Halili, u shpreh e lumtur që po mundet të vizitojë Kuvendin e Kosovës.

“Unë vi prej Amerike, jam rritur në Gjermani, por kam kryer studimet në Amerikë për biznes, dhe është ndjenjë shumë e mirë me vizitu Kuvendin. Është mirë me pa që njerëzit po interesohen për Kosovën, dhe e keni bërë këtë ditë të hapur, edhe në Amerikë edhe në Gjermani ndodhin këto”.

Ajo theksoi se qytetarët duhet të punojnë për vendin e tyre, ajo po ashtu u shpreh e lumtur që nga janari i vitit 2024 edhe kosovarët mund të lëvizin lirshëm pa viza.

“Kosovarët duhet ta shohin se si punojnë jashtë, duhet kuptuar se fati vjen me punë, më shumë punë, e më pak diskutime”, tha ajo.

Takime me deputetë, zhvilloi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Bajqinovci tha se ka shumë interesim nga bashkatdhetarët për të vizituar Kuvendin.

“Transparencë e cila para shumë vitesh nuk ka qenë, kemi rreth 50 mërgimtarë për momentin, ata kanë shfaqur interesim për punën e Kuvendit. Kanë shqetësime pasi kanë parë disa skena jo të mira në Kuvend, situatë të cilën e ka sjellë opozita. Por, janë të kënaqur që takohen me deputetë dhe zyrtarë të Kuvendit. Kanë kërkesa të cilat jemi duke i evidentuara”, tha mes tjerash ai.

Deputeti shtoi tutje se ”ankesa specifike ka qenë që në Kuvend të mos ketë sulme, dhe të punohet. Kritika ishte edhe për mungesën e deputetëve në seanca”.

Bajqinovci bëri të ditur se edhe ditën e mërkurë Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje do të pret mërgimtarët në vizitë në Kuvend.

Ndryshe, një numër i madh i bashkatdhetarëve kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë. Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë konfirmuar se gjatë korrikut rreth 300 mijë qytetarë kanë kaluar në Aeroport.

Po ashtu, edhe vendkalimet kufitare kanë qenë me të ngarkuara. Kolona po vazhdon të ketë më së shumti në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori