Pak ditë pas lirimit nga paraburgimi, reperi i njohur Buta ka bërë rikthimin e tij në skenën muzikore me këngën e re “Sorrë/FRFR”, e shoqëruar me videoklip.

Ai ishte arrestuar nga policia për shitblerje të drogës dhe armëmbajtje pa leje, një ngjarje që mori vëmendje të madhe në mediat shqiptare.


Kënga e re është prodhuar nga Aspekt, me muzikë nga By Nyce, ndërsa realizimin e videoklipit e ka marrë përsipër Narcizëm.

Foto: YouTube

Videoja tashmë është e disponueshme në YouTube, duke i mundësuar publikut të ndjekë rikthimin e artistit pas një periudhe sfiduese.

Buta, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe tekstet e drejtpërdrejta, duket se po rikthen energjinë e tij në industrinë muzikore, duke konfirmuar se nuk e ka ndërprerë lidhjen me fansat dhe muzikën, pavarësisht pengesave që ka kaluar kohët e fundit.

Ky projekt mori reagime të shumta menjëherë pas lansimit dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Artisti ndërkaq i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com