LAJMI I FUNDIT:

Pak buzëqeshje në atë situatë kaotike: Videoja e marinsit amerikan që u jep ujë fëmijëve afganë bëhet virale

Pak buzëqeshje në atë situatë kaotike: Videoja e marinsit amerikan që u jep ujë fëmijëve afganë bëhet virale

Një video e një marinsi që u jep nga “një gllënjkë ujë” fëmijëve afganë u bë virale të dielën për të ofruar një paraqitje të shkurtër të shpresës pas rënies katastrofike të Kabulit rreth një javë më parë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk dihet shumë për videon ose kur është filmuar saktësisht.


Ndryshe, videoja tregon marinsin amerikan duke buzëqeshur dhe duke pasur një moment “mendjelehtësimi” me një grup të vogël afganësh.

Ai bën me shenjë se si të hapin ata gojën dhe pastaj e vendos shishen në gojën e fëmijëve që duken gazmorë.

“Kush është ky ushtar amerikan në aeroportin e Kabulit në Afganistan? Ai sapo fitoi famën në internet”, shkroi aktori Daniel Newman në Twitter.

Sidoqoftë, situata në aeroportin në Kabul është ende e rrezikshme.

Të paktën shtatë afganë vdiqën nga një panik i njerëzve që përpiqeshin të hynin në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, tha ushtria britanike të dielën, pasi mijëra ende po përpiqeshin të largoheshin nga vendi në një eksod kaotik një javë pas marrjes së kontrollit nga talebanët. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Kalo në kategori