LAJMI I FUNDIT:

Pajtimi me serbët, vështirë i arritshëm

Pajtimi me serbët, vështirë i arritshëm

Iniciativa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta themeluar një komision për të vërtetën dhe pajtimin mes shqiptarëve e serbëve konsiderohet i paefektshëm, sidomos pasi autoritetet serbe vazhdojnë t’i fshehin gjurmët për zhdukjen edhe të 1600 kosovarëve.


Po ashtu deputetë nga pozita e opozita, njëherësh ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vlerësuar se më mirë do të ishte të zbardheshin vrasjet e pasluftës sesa të themelohej komisioni në fjalë.

Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të zhdukur thonë se kurrë nuk do të ketë pajtim me serbët pa u zbardhur fati i më të dashurve të tyre, shkruan “Zëri”.

Këto reagime u dhanë vetëm dy ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë nismë e ka cilësuar si të vonuar, megjithatë, siç është shprehur ai, Republika e Kosovës është shteti i parë në Ballkan që ka ndërmarrë këtë iniciativë. /Zëri/