LAJMI I FUNDIT:

Pajisja përgjuese, media italiane: Roma e përfshirë në skandal

Pajisja përgjuese, media italiane: Roma e përfshirë në skandal

Pajisja përgjuese “IMSI Catcher” ka hyrë në Shqipëri në datën 11 mars 2016 me anë të një makine me targa diplomatike italiane. Ajo është futur nëpërmjet portit të Durrësit. Aktualisht pajisja përgjuese mësohet se ndodhet në ambasadën e Italisë në Tiranë, e cila nuk e ka vënë në dispozicion të Prokurorisë Shqiptare e cila e kërkon në kuadër të hetimit që është hapur.

Është e përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” e cila sot ka sjellë të dhëna të reja për çështjen e përgjimeve në Shqipëri, duke shkruar se ‘kjo është një çështje në të cilën Roma po luan një rol kyç”.


Gazeta i referohet ish-numrit 1 të policisë italiane, Pansa, i cili tha se instrumenti për përgjimet ishte një Vortex Aircube, një pajisje e prodhimit izraelit që në Europë është futur nga kompania franceze Ercom dhe në Itali është shpërndarë nga kompania Italalarms, një kompani që duket e privilegjuar nga Policia e Shtetit në Itali.

“Rreziqet për privatësinë e qytetarëve janë vënë re që në 2013, kur FBI pranoi se i ka përdorur “për të përgjuar kriminelët”. Por nga të dhënat e mbledhura që nga viti 1995, përveç kriminelëve, policia amerikane ka përgjuar edhe qytetarë të thjeshtë.

Megjithëse përtej oqeanit FBI u dënua me publikimin e dokumenteve që lidhen me përgjimet e qytetarëve përmes IMSI Catcher, Italia që nga viti 2013 ka shpallur në mënyrë të vazhdueshme tender për të “transferuar” përgjimet e Policisë së Shtetit pikërisht përmes këtyre pajisjeve.

Fituesja, në shumë raste, ka qenë “Italarms srl”, shoqëri në pronësi të Vittorio Maria dell’Orto dhe Giovanni Battista Adani. E njëjta protagonist e shitjes së dyshimtë në Shqipëri”,- shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

Duke bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në dy brigjet dhe rolin e misionit ‘Interforze’ në Shqipëri, gazeta shkruan se po përflitet gjithnjë e më shumë përfshirja direkte e bashkëshortes së shefit të misionit, Michele Grillo, në shitjen e kësaj pajisjeje.

Gazeta hedh hije dyshimi edhe për rolin e drejtuesve të këtij misionin në Shqipëri.

“Në të kaluarën, një rol i tillë mbulohej nga Anna Poggi, ish-shefe zyre në Genova Bolzaneto, e dënuar për dhunën e ushtruar kundër protestuesve në samitin e G8, dënim i konfirmuar edhe nga Gjykata e Kasacionit, por i paekzekutuar për arsye parashkrimi.

Transferimi i saj në Slloveni ka koinciduar me një tjetër ‘histori spiunësh’: Një ish polic nga Vlora, Dritan Zagani, në 2015 ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse insistonte se po përndiqej në Shqipëri për shkak se kishte zbuluar një linjë trafiku ajror të drogës nga Shqipëria drejt Italisë në të cilën ishin përfshirë të afërm të ministrit të Brendshëm Tahiri”,- shkruan “Il Fatto Quotidiano”.

il-fato-700x741

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori