Në vitin 1989, një çift nga Long Island, New York pagoi afërsisht 100 dollarë amerikanë për një njësi garazhi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ishte një ankand “symbyllur”, që do të thotë as ata dhe as shitësi nuk kishin ide se çfarë kishte brenda.

Kur çifti hapi garazhin, ata kuptuan se kjo ishte ndoshta surpriza e jetës së tyre.

Makina ikonë u ble nga Elon Musk për afro një milion dollarë

Brenda saj, “e varrosur” nën disa batanije të vjetra gjendej një makinë sportive Lotus Esprit e vitit 1976, e cila ishte përdorur në xhirimet e filmit të James Bond të vitit 1977.

Në film, makina sportive shndërrohet në mënyrë të famshme në një nëndetëse dhe gjuan raketa ndërsa gjendet nën ujë.

Dhe historia nuk përfundon me kaq.

Vite më vonë, kush tjetër përveç Elon Musk bleu gjetjen e tyre për gati 1 milion dollarë amerikanë.

Siç supozohet, makina sportive – një nga tetë të përdorura në film, por e vetmja që ishte përdorur në skenat nënujore – ishte futur në njësinë e depozitimit pas filmimit dhe mbeti atje, duke u harruar për më shumë se një dekadë. /Telegrafi/