LAJMI I FUNDIT:

Pagoi 1.5 milion dollarë për një Ferrari SF90 Stradale, punonjësi derisa e zbriste nga kamioni u tregua i pavëmendshëm – e përplasi mjetin për tokë

Pagoi 1.5 milion dollarë për një Ferrari SF90 Stradale, punonjësi derisa e zbriste nga kamioni u tregua i pavëmendshëm – e përplasi mjetin për tokë

Si do të reagonit nëse do t’i shpenzonit një milion dollarë në një veturë të re si Ferrari SF90 Stradale, dhe gjatë transportimit të saj deri në garazhin e juaj – pak metra larg pronës të shkatërrohet.

Një rast i tillë në fakt ka ndodhur diku në Brazil, me rastin e dërgimit të veturës sportive te pronari që kishte dhënë para të majme për të, transmeton Telegrafi.

Në rrjetet sociale është publikuar një video në të cilën shihet një punonjës ku përmes platformës lëvizëse të kamionit e zbriste Ferrarin e verdhë.

View this post on Instagram

A post shared by Bav Majithia (@bhp)

Në fillim të videos Ferrari shihej duke zbritur mirë, por shoferi që ishte i angazhuar për transportimin e porosisë duket se nuk tregohet i vëmendshëm dhe mjeti që e zbriste në tokë fillon të ulet me shpejtësi dhe SF90 Stradale përplaset për tokë.

Raportohet se veturën e kishte porositur drejtori ekzekutiv i një kompanie të madhe që merret me kryerjen e shërbimeve të ndryshme, e për shkak të opsioneve shtesë që ishte e pajisur vetura – çmimi i saj kishte shkuar në 1.3 milion dollarë.

Por, është vështirë të vlerësohet dëmi i shkaktuar në veturë – duke marrë parasysh se me çfarë shpejtësie është përplasur. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto

"A e dini pse ju ndaluam?"- si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje të policisë rrugore

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori