LAJMI I FUNDIT:

Pagat me Gjermani u rriten me ritme rekord gjatë tremujorit të dytë të 2023-së

Pagat me Gjermani u rriten me ritme rekord gjatë tremujorit të dytë të 2023-së

Pagat në Gjermani janë rritur me një ritëm rekord prej 6.6 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2023, duke rritur fuqinë e shpenzimeve të konsumatorëve, por gjithashtu duke rritur shqetësimet për inflacionin i cili mund të rritet nga rritja e kostove të punës.

Rritja, e cila krahasuar me rritjen e pagave prej 5.6 për qind në tremujorin e mëparshëm, ishte më e larta që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2008, duke tejkaluar rritjen e çmimeve të konsumit prej 6.5 për qind.

Shifrat ngjallin shpresat se një rikthim në shpenzimet e konsumatorit gjerman mund të mbështesë ekonominë e vendit, e cila është tkurrur për tre tremujorët e fundit.


Gjermania zyrtarisht del nga recesioni ekonomik, tkurrja vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të 2023-së
Lexo po ashtu Gjermania zyrtarisht del nga recesioni ekonomik, tkurrja vazhdoi edhe në tremujorin e dytë të 2023-së

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, paga e tremujorit të dytë për punëtorët gjermanë u rrit nga rritja e pagës minimale dhe bonuset e njëhershme të dhëna nga shumë kompani për të zbutur ndikimin e inflacionit më të lartë.

Një e pesta e fuqisë punëtore me pagat më të ulëta gëzoi rritjen më të lartë të pagave, pasi paga e tyre u rrit 11.8 për qind pas rritjes së pagës minimale në tetorin e kaluar në 12 euro në orë. /Telegrafi/