LAJMI I FUNDIT:

Këto do të jenë pagat e pjesëtarëve të FSK-së

Këto do të jenë pagat e pjesëtarëve të FSK-së
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik, e cila këtë vit do të jetë 105 euro.

Sipas vlerës së koeficientit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për 19 pozitat sa janë gjithsej, shtatë prej tyre do të paguhen më shumë se 1 mijë euro, ndërsa 12 pozita të tjera do të jenë nën 1 mijë euro.

Paga më e lartë në FSK do të jetë 1,575 euro e Komandantit të FSK-së, që e ka koeficientin 15. Gjeneral-lejtënanti do ta ketë pagën mujore 1,522,5 euro. Ndërsa gjeneralmajori do të paguhet 1 mijë e 470 euro. Gjeneral brigade do të paguhet me 1, 365 euro. Koloneli i Forcës së Sigurisë do ta ketë pagën mujore 1, 260 euro.


Qeveria prezanton pagat bruto për secilin sektor – rritje nga 30 për qind deri 90 për qind për disa kategori
Lexo po ashtu Qeveria prezanton pagat bruto për secilin sektor – rritje nga 30 për qind deri 90 për qind për disa kategori

Një koeficient më poshtë merr pozita e nënkolonelit, që në bazë të vlerës së caktuar pritet të paguhet me 1, 155 euro. Majori i FSK-së do të marr pagë prej 1, 050 euro në muaj.

Paga nën 1,000 euro do të jetë për 12 pozita të tjera të FSK-së.

Kapiteni, rreshter majori i komandës ose rreshter majori i FSK-së, koeficienti i të cilëve është 9, pritet që të marrin pagën prej 945 euro në muaj. Me koeficient 8.2 janë vlerësuar togeri i FSK-së dhe rreshteri i pari ose rreshteri master, që i bie se do të marrin 861 euro në muaj.

Nëntogeri dhe rreshteri i klasit të parë do të marrrin 777 euro. Paga për rreshter shtabor do të jetë 735 euro.

Rreshteri do të marr 693 euro, kurse tetari apo specialisti me 640,5 euro.

Ushtari i klasit të parë do të paguhet 609 euro, ushtari 588 euro.

Ndërsa rekruti apo kadeti i FSK-së do të paguhet vetëm 210 euro në muaj. /Telegrafi/