LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale mujore në 10 vendet e Bashkimit Evropian (Infografikë)

Paga minimale mujore në 10 vendet e Bashkimit Evropian (Infografikë)

Banorët e Luksemburgut kanë pagën më të lartë minimale mujore prej 1,998 euro. Ndërsa në vend të dytë me një diferencë afër 400 eurosh janë të punësuarit irlandez, të cilët marrin pagë minimale mujore prej 1,613 euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, përcjell Telegrafi, në vend të tretë nga dhjetë vendet e Bashkimit Evropian që kanë pagë minimale më të lartë mujore është Holanda me 1,578 euro, por jo shumë larg holandezëve janë belgët që marrin pagë prej 1,562 euro.


Francezët dhe gjermanët marrin paga të njëjta prej 1,498 euro, ndërsa britanikët marrin pagë jo më shumë se 1,400 euro.

Poshtë vlerës së pagës prej 1,000 eurove janë punëtorët spanjoll që paguhet 858 euro, ndjekur nga sllovenët që paguhen me 842 euro, ndërsa të fundit në listën prej dhjetë vendeve që kanë pagën minimale mujore më të lartë në vendet e Bashkimit Evropian janë maltezët që paguhen 747 euro. /Telegrafi/