LAJMI I FUNDIT:

Padi penale kundër “punëtorëve”, kanë marrë rroga pa asnjë ditë prezencë në vendin e punës

Padi penale kundër “punëtorëve”, kanë marrë rroga pa asnjë ditë prezencë në vendin e punës

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, në konferencën për shtyp të mbajtur sot tha se do të ngritet padi penale kundër të gjithë personave që kanë marrë rrogë për dy, tre ose katër vite me rradhë, por asnjëherë nuk janë dukur në vendin e punës, përcjell Telegrafi Maqedoni dhe shtoi se pret që gjatë ditës së nesërme të ngritet procedurë adekuate penale për keqpërdorim dhe dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë prej 824.000 euro.

Siç u kumtua dje, revizioni i brendshëm në kuadër të Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë ka konstatuar se prej 80 deri më 166 persona të cilët kanë qenë të punësuar nga ish-Sekretariati i përgjithshëm nuk kanë ardhur në punë, ndërkaq rregullisht kanë marrë pagë mujore.


Më pas, Rashkovski përmend kontradiktën dhe standardet e dyfishta të vendosura nga institucionet në fjalë, ku përmendet rasti i shtatë personave të punësuar në Sekretariatin e përgjithshëm të cilëve u ndërpritet marrëdhënia e punës, me vendime të nënshkruara nga sekretari i mëparshëm, Kirill Bozhinovski më 01.06.2017 me arsyetim mosardhja në punë për tre ditë radhazi dhe e gjithë kjo bëhet pa procedurë adekuate ligjore.
Këtu parashtrohet pyetja se ku është bazuar ky standard i Sekretariatit, ku nga 80 persona të punësuar, 7 prej tyre përjashtohen nga puna për shkak të mungesës tre ditore në vendin e punvs, ndërsa për pjesën e mbetur vazhdon marrëdhënia e punës edhe pse nuk kanë qenë prezent në vendin e punës për dy, tre ose katër vite.

“Disponojmë me evidencë me shkrim dhe atë si ajo do t’i parashtrohet Prokurorisë publike ku shihet se këta të punësuar në dy,tre ose katër vitet e fundit varësisht se cili kur është pranuar në punë, njëherë në javë kanë ardhur vetëm për të nënshkruar se janë të pranishëm, ndërsa katër ditë e mbetura të javës nuk ka pasur nevojë të jenë të pranishëm në vendin e punës”, tha Rashkovski.

Ai tha se bëhet fjalë për veprim të organizuar me bashkëpunim dhe koordinim mes sekretarit të përgjithshëm, të punësuarve të cilët kanë marrë rrogë dhe shërbimet të cilat e kanë organizuar veprimin e tillë.

Më pas Rashkovski rikujtoi se procedura disiplinore është ndërprerë përkohësisht, për shkak të zgjedhjeve lokale në pajtim me nenin 8b të Ligjit për zgjedhje dhe e njejta pritet të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale./Telegrafi/