LAJMI I FUNDIT:

Pacolli-Vuçiqit: Ligji për liritë fetare në Kosovë në përputhje me standardet evropiane

Pacolli-Vuçiqit: Ligji për liritë fetare në Kosovë në përputhje me standardet evropiane

Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë Behgjet Pacolli ka kritikuar ashpër deklarimin e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe politikanëve të tjerë serbë mbi kishat dhe manastiret ortodokse serbe në Kosovë, duke thënë se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundsh për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që Kosova nuk do të ndjekë shembullin e Malit të Zi në lidhje me Ligjin për lirinë fetare, kur është pyetur nëse mund të pritet skenar i njëjtë edhe në Kosovë.


Por, kreu i diplomacisë së Kosovës ka kërkuar nga Beogradi zyrtar që të ndalë nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit, pasi deklarime të tilla të Vuçiqit tregojnë qartë se Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës.

“Ligji për liritë fetare në Kosovë ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane, ai tani do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës. Lërini njerëzit të kenë festa normale dhe të qeta. Asnjë politikë në fe nuk është e nevojshme e aspak nga Beogradi që njihet për tendenca për manipulime me qytetarët serbë të Kosovës”, shkruan Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Vuçiq ka theksuar se shqiptarët ‘do të tentojnë të thonë se ato i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare’, për çka, siç tha ai, ‘kanë fituar edhe mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare’.

“Kam dëgjuar ide të tilla sikurse edhe ju, i përcjell ato edhe sipas detyrës zyrtare. Shoh se veçse kanë nisur të flasin për Gashët, për disa që janë të lidhur me Deçanin dhe për të tjerë që janë të lidhur me kishat tona. Nuk mund të di, nuk dua të jem një zog ogurzi dhe shpresoj që ata të mos e ndjekin këtë shembull dhe që nuk do të përpiqen të na bindin që Deçani, Graçanica, Virgjëresha Levishka, Zoçishta apo cilado nga vendet tona të shenjta i përkasin trashëgimisë kulturore shqiptare. Por, besoj se do të kemi forcën që me mjete paqësore dhe në rrugë diplomatike të mbrojmë shenjtoret tona”, kishte deklaruar ai.

Vuçiqi flet për trashëgiminë e Kishës Serbe në Kosovë
Lexo po ashtu Vuçiqi flet për trashëgiminë e Kishës Serbe në Kosovë

Ndryshe, miratimi i ligjit për komunitetet fetare në Mal të Zi është shoqëruar me protesta në Podgoricë, dhunë dhe arrestime.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i heqë pronën, duke përfshirë dhjetëra manastire mesjetare dhe kisha, ndërkohë që sipas mediave malazeze, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka nënshkruar tashmë ligjin në fjalë.

Ligji për lirinë e besimit dhe statusin juridik të bashkësive fetare në Mal të Zi parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat Kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para 1918. Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte shtet i pavarur dhe ishte pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori