LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Të gjithë duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e Kushtetutës

Pacolli: Të gjithë duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e Kushtetutës

Ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.


Postimi i plotë i tij:

Sot shënohet 11 vjetori i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, aktit më të lartë juridik të Republikës sonë.

Kushtetuta jonë është njëra nga aktet më moderne dhe progresive në botë, që siguron barazi për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim.

Të gjithë ne duhet të jemi krenarë me Kushtetutën tonë, e padyshim duhet të angazhohemi më tepër në zbatimin e saj në plotni.

Urime!/Telegrafi/