LAJMI I FUNDIT:

Pacolli sonte do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë

Pacolli sonte do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është nisur gjatë ditës nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë.

Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar rreth orës 18:00.


Klan Kosova mëson se ai akoma nuk e ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë. Po ashtu, televizioni mëson se ai do ta kalojë natën në apartamentin e tij në Tiranë.

Gjatë ditës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u futur në karantinë.

Udhëtimi në kohën e përhapjes së koronavirusit është bërë i vështirë dhe me raste i pamundshëm për shumë njerëz në botë.

Të martën me këtë gjë është përballur edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Në një postim të martën në rrjetin social, Twitter, Pacolli ka akuzuar Qeverinë në detyrë të Kosovës se nuk po e lejon të kthehet nga Zvicra në Kosovë për të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Kosovës, “si deputet i zgjedhur në mënyrë demokratike”.

“Kjo është një pengesë direkte ndaj demokracisë sonë parlamentare dhe tentim për të penguar zgjedhjen e qeverisë së re. Turpëruese”, ka thënë ai.

AKR: Nëse Qeveria insiston me hyrjen në karantinë të Pacollit, atëherë nuk ka kuptim kthimi i tij
Lexo po ashtu AKR: Nëse Qeveria insiston me hyrjen në karantinë të Pacollit, atëherë nuk ka kuptim kthimi i tij

Pacolli duket se i është referuar zhvillimit të ndonjë seance eventuale në ditët në vijim për formimin e qeverisë së re, pas rrëzimit të asaj që drejtohej nga Albin Kurti.

Më vonë, përveç shqetësimit për udhëtim, Pacolli ka thënë të jetë i merakosur edhe për atë që ka konsideruar heshtje të ambasadës britanike në Kosovë, ambasadës gjermane, dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, “për këto veprime jodemokratike dhe jokushtetuese” të qeverisë.

Pacolli kërkon ndihmën e ambasadorëve, i përgjigjet ambasadori gjerman
Lexo po ashtu Pacolli kërkon ndihmën e ambasadorëve, i përgjigjet ambasadori gjerman

“Demokracia jonë duhet të funksionojë edhe në kohë të koronavirusit. Askush përveç njerëzve nuk janë mbi nivelin e deputetëve”, është shprehur Pacolli.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se paralajmërimi i Ministrisë së Shëndetsisë se nëse vjen Behgjet Pacolli nga Zvicra do të vendoset në karantinë, është vendim politik, pasi izolohet përfaqësuesi i popullit.

Mustafa ka shkruar në Facebook se Ministria s’mund të marrë vendime të tilla pa e parë dokumentacionin e Pacollit për gjendjen e tij shëndetësore, të cilin vlerësim nuk e bëjnë zyrtarët e ministrisë por ekipet e mjekëve. /Telegrafi/