LAJMI I FUNDIT:

AKR: Nëse Qeveria insiston me hyrjen në karantinë të Pacollit, atëherë nuk ka kuptim kthimi i tij

AKR: Nëse Qeveria insiston me hyrjen në karantinë të Pacollit, atëherë nuk ka kuptim kthimi i tij

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli u bë krye temë, për shkak të kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë. Pacolli reagoi ashpër ndaj Qeverisë në detyrë, duke thënë se po e pamundësojnë kthimin e tij në atdhe, dhe se ai nuk ka nevojë të qëndrojë në karantinë, pasi që ka qëndruar i karantinuar për dy muaj në Zvicër.

Gjithashtu, kreu i AKR-së, pohoi që i është anuluar leja për aterrim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, mirëpo pak orë më vonë, ai njoftoi se tashmë ka leje për të aterruar në ANP.


Lidhur më këto zhvillime, në AKR thonë se nuk është njerëzore që kthimi i një kryetari të një subjektit politik të trajtohet nga prizmi politik.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli tha për Telegrafin, se është tentuar të të bllokohet pjesëmarrja e Pacollit në seancën e ardhshme të Kuvendit.

“Po ju i keni parë reagimet dhe prononcimet për këtë çështje nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga disa deputetë e zyrtarë të LVV-së. Nuk është e drejtë dhe as njerëzore që kthimi i kryetarit të një partie parlamentare dhe të deputetit të Parlamentit të Kosovës, ta trajtojnë nga prizmi politik, gjegjësisht të tentojnë të bllokojnë pjesëmarrjen e presidentit Pacolli në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, për shkaqe të interesave të tyre politike”, theksoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli

Makolli shtoi më tej se “Deputetët e Parlamentit të Republikës kanë imunitet dhe janë mbi Qeverinë, andaj çdo tentim për t’i privuar nga pjesëmarrja në seancë, është shkelje e të drejtave ligjore”.

Pacolli reagon ashpër pas paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra
Lexo po ashtu Pacolli reagon ashpër pas paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra

Si përfundim, Makolli tha se nëse insistohet që Pacolli të hyjë në karantinë atëherë nuk ka kuptim kthimi i tij në Kosovë.

“Nëse Qeveria insiston me hyrjen në karantinë të presidentit Pacolli, atëherë nuk ka kuptim as kthimi i tij. Zoti Pacolli gjithë kohën ka qëndru në karantinë, si dhe posedon dokumentacionin e nevojshëm shëndetësorë nga zyrtarët përgjegjës të shtetit zviceran. Nuk kam informata të sakta se a do të realizohet kthimi i presidenti Pacolli”, u shpreh ai për Telegrafin.

Ministria e Shëndetësisë, Pacollit: Nuk ka praktikë nga vendet e përparuara se dikush për shkak të pozitës nuk duhet të karantinohet
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë, Pacollit: Nuk ka praktikë nga vendet e përparuara se dikush për shkak të pozitës nuk duhet të karantinohet

Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se për rastet e kthimit të shtetasve të Republikës së Kosovës aplikohen masat e njëjta, pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori