LAJMI I FUNDIT:

Pacolli reagon ashpër pas paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra

Pacolli reagon ashpër pas paralajmërimeve se duhet të qëndrojë në karantinë, pas kthimit nga Zvicra
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas paralajmërimeve se ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë nëse kthehet në Kosovë.

Pacolli ka thënë se ajo çfarë po ndodhë është tronditëse për të, duke shtuar se ai po pengohet të kthehet në Kosovë nga një Qeveri të cilën ai e ka votuar, transmeton Telegrafi.


“Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet ndërkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie! Nuk është akt trimërie, por disfate! Nuk është qeveri e fortë, një  qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët”, ka shkruar Pacolli.

Zyberaj: Pacolli nuk mund të karantinohet në konviktet e studentëve
Lexo po ashtu Zyberaj: Pacolli nuk mund të karantinohet në konviktet e studentëve

Për më shumë shkrimi i plotë:

“Është tronditëse kjo që po ndodh me mua! Pas dy muajsh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër,nën asistencën shëndetësore, diçka që ua dëshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetësor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!

Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni?

Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj!

Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem ne vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!

Akti ndaj meje, në kundërshtim me gjithë ligjet ndërkombëtare, madje dhe me vendimin e fundit të Gjykatës kushtetuese, nuk është akt force, por akt dobësie!

Nuk është akt trimërie, por disfate!

Nuk është qeveri e fortë, një qeveri që kapet pas pushtetit kësisoj dhe pengon veprimtarinë e parlamentit me çdo mjet, por qeveri e dobët!

Kush jeni ju që paragjykoni veprimtarinë time parlamentare?

Kush jeni ju që paragjykoni votën time?

Po nëse unë do ta shpallja publikisht se do të votoja pro jush- a do të më pengonit? Jo, nuk e besoj!

Ju kam votuar duke besuar tek rotacioni, tek energjia e re e votuesve tuaj, tek nevoja për ndryshim, por kjo që po ndodh ndaj meje, është zhgënjyese!

Kjo është përgjigjja ndaj sjelljeve te mia ndaj jush”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori