LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i shkruan letër Ramës, kërkon nga ai të drejtojë një përpjekje kombëtare për të kundërshtuar raportin e Dick Martyt

Pacolli i shkruan letër Ramës, kërkon nga ai të drejtojë një përpjekje kombëtare për të kundërshtuar raportin e Dick Martyt
Foto: Arkiv

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Martyt.

Pacolli thotë se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë së bashku duhet të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mos-ndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.

Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.

Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt”, ka thënë Pacolli në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se duhen “veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur”.

“Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi.

Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhës e mendësisë së prokurorëve serbë”, vijon shkrimi i Pacollit.

Ai ka thënë se “ ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor. Ne nuk mund ta tolerojmë këtë. Ne duhet të veprojmë”.

Theksojmë se Specialja ka konfirmuar aktakuzat për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

I dyshuari për spiunazh kishte dhënë deklaratë të paautorizuar për një televizion francez dhe i shkroi letër Kofi Ananit në OKB

Lajme
Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Dalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?

Lajme
Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje

Kronika e Zezë

"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin

Politikë
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës

Lajme
Lansohet platforma

Lansohet platforma "Telegrafi Local News": Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës

Elfije Boletini
Kalo në kategori