LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në INTERPOL

Pacolli: Serbia angazhoi vajza të bukura për të lobuar kundër Kosovës në INTERPOL

Për më shumë se katër orë, ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme. Në këtë raportim, kreu i diplomacisë kosovare është përgjigjur për dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe lajmet se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre.

Pacolli ka folur edhe për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku ka thënë se Kosova ka bërë një punë të madhe, por sipas tij lobimi që ka bërë Serbia ka ndikuar te disa shtete.

Ai ka marrë edhe një shembull se si shteti serb ka ndikuar te shtetet për mos anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion të sigurisë.

“Për mua është bërë punë e madhe po e kam pasur qatë ndjenjë që ma the ti se diçka mundet me çaluar këtu. Për arsye se është një fakt, ne jemi një shtet i vogël, një shtet i sapolindur dhe të pretendosh t’i kesh 2 të 3 e votave, dy herë më shumë se Serbia votat t’i kesh në tavolinë po më duket që duhet të jemi realist edhe aty. Ne kemi marrë 76 vota, Serbia merr 56 vota dhe këtu Serbia po ashtu ka lobuar me krejt potencialin e vet, me krejt miqtë e vet kundër nesh dhe e kemi pa vet çfarë lobimi kanë bërë ata brenda aty në sallë. Ata i kanë pasur nja 10 vajza goxha të bukura të veshura dhe secila i shkon zezakut dhe më fal i thotë: si je a je mirë, e shtrëngon dhe ia lë zarfin aty përpara”, tha ai, raporton KP.

Për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, Pacolli ka thënë se ndjehet fajtor, por megjithatë ka potencuar sërish se dikasteri që ai udhëheq ka bërë gjithë atë që është dashur të bëhet.

“Nuk kemi arritur që ta perfeksionojmë punën dhe t’i sigurojmë edhe ato 8 çalime, të cilat i kemi pasur në momentin e fundit prej disa shteteve që nuk po dua me ia përmend emrin dhe arsyet pse ato ndoshta në një moment tjetër. Nuk e ndjej vetën të pafajshëm, por ju garantoj se çdo gjë që është dashur të bëhet është bërë. Nuk kemi kursyer as mundin, as nuk na ka shkuar për dije, as nuk na ka shkuar për ndonjë gjendje arrogance që mos me u ul dhe me bisedua me ta. Kemi provuar çdo gjë. Por, edhe një duhet t’ju them. Ne kemi pasur lidhje të ngushta edhe me kreun e INTERPOL-it, ka qenë shumë vështirë që të hysh në agjendën e tyre se konstelacioni i shteteve të komitetit ekzekutiv ka qenë asisoj që kemi pasur më tepër jo-njohëse shtete sesa njohëse, por ne kemi arritur brenda, kemi arritur të hyjmë dhe të na votojnë. Edhe në pjesën e dytë kemi arritur të mbetemi në agjendë dhe tash kur vjen momenti neve na çalojnë disa shtete, por praktikisht mund të iu them se na kanë gënjyer”, tha ai.

Detajet se çka ndodhi me votat për Kosovën në INTERPOL
Lexo po ashtu Detajet se çka ndodhi me votat për Kosovën në INTERPOL

Pacolli ka kërkuar që të mos i quajnë takimet që realizon nëpër institucionet ndërkombëtare, takime nëpër korridore e skuta, pasi ato janë mundësitë e shtetit të Kosovës, pasi vendi ynë nuk ka zyrë në OKB. Këtu ai është treguar më i ashpër ndaj mediave, me ç’rast është shprehur se nuk iu falet atyre nëse kontributi i tyre shkon në dëm të shtetit.

Sa i përket njohjeve të Kosovës nga vendet e tjera, ministri Pacolli është shprehur i bindur se Kosova gëzon 116 njohje.

“Republika e Kosovës ka 116 njohje të dëshmuara me 116 nota verbale, të cilat janë lëshuar nga shtetet respektive në emër të Republikës të Kosovës. Notat janë të drejtuara MPJ-së dhe i përgjigjen Konventës Ndërkombëtare për njohje. Unë personalisht kam qenë te MPJ në Uganda. Dy shtete të mëdha Nigeria dhe Uganda para 5 viteve dhe jam takuar me ministrin ku gjithmonë më ka premtuar ‘jo sot, jo nesër’. Deri sot, asnjëherë nuk është jetësuar ky dokument dhe mbetur ashtu, dikush të ka njohë jo për arsye se ndikimi i Serbisë ka qenë shumë i madh në MPJ-të e tyre”, tha ai.

Kreu i diplomacisë kosovare po ashtu ka folur edhe për tërheqjet e njohjeve të Kosovës, me ç’rast thënë se nuk ka ardhur asnjë shkresë për tërheqje njohjesh, duke mohuar zërat se një gjë e tillë ka ndodhur.

Teksa ka shtuar se ujdhesa Solomon, Liberia, Domenika dhe Grenada nuk e kanë tërhequr njohjen, duke thënë se nuk ka se as çfarë të diskutohet lidhur me këto katër shtete.

“Njohjet kanë ardhur tek ne, notat verbale kanë ardhur tek ne. Deri sot asnjë notë verbale, pos ujdhesave Soloman, nuk ka ardhur asnjë shkresë tek ne ku thuhet se: ‘na jemi duke i tërhequr njohjet, jemi duke u tërhequr nga marrëdhëniet me Kosovën’, apo diçka tjetër. Unë ju garantoj se është përfolur për Guineja Bisao, ju e dini mirë, vjen një kryeministër, ka qenë në Beograd. Ai me forcë vihet para kamerave dhe thotë se: ‘unë nuk e di kur është njohur Kosova nga shteti im’. Ka qenë një deklaratë e tij, për të e drejtë. Unë personalisht kam insistuar, jam takuar me presidentin e tyre dhe kam thënë se: ‘kjo është situata’, ai njeri është ndërruar menjëherë”, ka thënë Pacolli.

Ministri Pacolli tha se këto shtete janë të varfra ekonomikisht dhe Serbia e ka shfrytëzuar këtë, teksa ka kërkuar që të mos flitet më për tërheqjen e njohjeve, pasi sipas tij, është Serbia që dëshiron që të debatohet për tërheqje të njohjeve.

Ai ka thënë se Serbia po e keqpërdor dialogun, teksa ka thënë se kjo e fundit ka investuar 32 milionë euro për të lobuar kundër Kosovës.

“Serbët janë duke e përdorë një gjë shumë taktike, duke e fuqizuar gjithmonë 1244, duke thënë se: ‘kjo është rezoluta e Kombeve të Bashkuara, ne jemi duke dialogu me Kosovën dhe çdo interferim këtu e dëmton dialogun dhe është mirë që ju të tërhiqeni nga kjo’. Serbia ka pasur një buxhet 32 milionësh të lobojë kundër Kosovës. Kosova kishte 3 milionë, unë flas prej shtatorit të vitit të kaluar”, u shpreh ai.

Gjatë raportimit të tij para deputëtëve, Pacolli është pyetur nga deputët edhe për deklaratat e ish-diplomatit të Kosovës Sabri Kiqmari, ku ky i fundit pati thënë se ka tërheqje të njohjeve.

Me këtë rast, ai është shprehur se nuk e njeh personalisht Kiqmarin, teksa sa i përket ish-ministrit të Punëve të Jashtme, tash zëvendëskryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndoshta ai di diçka më shumë, porse deri më tash nuk ka pasur diçka të tillë zyrtare në MPJ.

Mungesa e ministrit Pacollit për një kohë të gjatë në këtë komision dhe në interpelancën parlamentare, ka bërë që mbledhja e sotme e këtij komisioni të zgjasë për më shumë se 4 orë.

Ndërkaq, ai nuk ka hezituar të tregojë arsyen e tij që e shtyri të mos i përgjigjet komisionit përkatës.

“Do të kisha dashtë shumë që secili të kuptojë shpirtin tim konstruktiv, do të thotë të distancohet prej ofendimeve. Sepse nuk jam njeri që i duroj ofendimet, s’i duroj ofendimet. Nuk jam njeri që ofendoj njerëz, mundem vetëm rastësisht me e prek dikë, nuk ofendoj dhe nuk dua me qenë i ofenduar. Për këtë arsye e keni parë edhe hezitimin tim. Ndoshta kam mundur me ardhur në interpelancën parlamentare, kam qenë pak i sëmurë, kam qenë nervoz, kam mundur aty me u ofenduar dhe e kisha marrë fletoren time dhe kisha dal jashtë”, tha ai. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori