eksperti ad

Aleanca Kosova e Re ka shkëputur bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kështu ka njoftuar kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli pas një takimi me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.


Pacolli në një deklaratë për media tha se takimi me Mustafën ishte miqësor, por se tani marrëveshjet kontraktuale mes tyre kanë përfunduar.

Kreu i AKR-së tha se ata do të mundohen të krijojnë një grup parlamentar, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të jetë pjesë koalicionit PAN.