LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Pse vota e qytetarëve serbë po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë

Pacolli: Pse vota e qytetarëve serbë po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë

Kryetari i AKR-së, Behgejt Pacolli, partia e të cilit ishte në koalicion parazgjedhor me Nismën, ka reaguar pas numërimit të votave nga Serbia.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është tmerrësisht shqetësuese që merret në konsideratë pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njëjtë, për të cilën “jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës”.


Vetëvendosje reagon pas verifikimit të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia
Lexo po ashtu Vetëvendosje reagon pas verifikimit të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia

“Gjate procesit te votimit me postë, nga KQZ është komunikuar zyrtarisht se votat duhet të vijnë nëpërmjet postës nga vendbanimi i votuesit dhe nuk mund të deponohen direkt në pikat e postës së Kosovës. Me mijëra votues nga jashtë janë privuar nga kjo por kështu kanë qenë rregullat, përkundër faktit që ne si parti kemi pyetur për ekzistimin e një mundësie të tillë.

Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheqin komisionerët nga QNR, shkaku i votave nga Serbia
Lexo po ashtu Koalicioni Nisma-AKR-PD tërheqin komisionerët nga QNR, shkaku i votave nga Serbia

Është tmerrësisht shqetësuese që sot të dëgjojmë që merret në konsideratë pranimi i votave të serbëve në mënyrën e njëjtë për të cilën jemi refuzuar ne dhe kjo përbën edhe shkelje të parimit kushtetues të barazisë së votës.

Ato vota janë deponuar në postën e Kosovës në lagjen Dardania të Prishtinës nga personalisht një zyrtar shtetëror serb. Unë po i shtroj dy pyetje: Pse subjekte politike nuk reagojnë ndaj këtij skandali? Pse vota e qytetarëve serb po vlejka më shumë se vota e diasporës tonë”, ka shkruar Pacolli.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Kalo në kategori