Gjatë sesionit plenar të ministerialit të Grupit të Vishegradit, ku morën pjesë shefat e diplomacisë së Hungarisë, Polonisë, Çekisë, Sllovakisë, plus 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe ata të Rumanisë, Kroacisë, Estonisë dhe Bullgarisë si vend President i radhës së Bashkimit Evropian, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se demarkacioni nuk duhet të jetë problem evropian dhe se ai duhet të hiqet si kusht për liberalizimin e vizave.
Pacolli me këtë rast ka falënderuar Hungarinë, si vend organizator dhe mbështetës pa kushte i procesit të zgjerimit.
“Ne jemi një shtet i ri, i ndërtuar nga e para, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe miqve tanë të përtej Atlantikut dhe që prej 2008 kur shpallëm pavarësinë, ne kemi miratuar një legjislacion 100% evropian, një Kushtetutë model për trajtimin e pakicave, në planin gjuhësor dhe të drejtave në përgjithësi. Ne kemi bërë shumë hapa në drejtim të integrimit evropian dhe ndërkombëtar, me ndihmën e miqve tanë evropianë“, tha Pacolli, bëhet e ditur në njoftimin e MPJ-së.
Duke iu referuar ministrit të Jashtëm serb, IvicaDaçiç, i cili u ankua pse në procesin e integrimit të Serbisë, duhet konsideruar dhe “gjykimi i Prishtinës për ecurinë në këtë proces“, Pacolli, tha: “Ne jemi dy shtete fqinjë, dhe ky është një fakt i pamohueshëm. Kosova sot është shtet sovran me ligjet e veta, me kushtetutën e vet, që i mbron pakicat, gjuhët e tyre, të drejtat e tyre themelore…Ju në fjalën tuaj ju referuat librit ‘Ura e Drini’ të IvoAndriçit. E kam lexuar disa herë”.
“Ne duhet të ndërtojmë urën midis Serbisë dhe Kosovës në shërbim të brezit tonë të ri, dhe Kosova është e angazhuar për këtë, por ne nuk mund t’i krijojmë pengesa njeri tjetrit, dhe as të mohojmë faktet. Ne në Kosovë jetojmë shumë mirë mes nesh pa krijuar probleme me pakicat, ndonëse jemi njerëz dhe mund të përballemi me çështje të caktuara. Ne duhet të lëmë mënjanë çdo provokim dhe të ndërtojmë të ardhmen si shtete të pavarur në rajon, ku ne kemi shembuj të shkëlqyer bashkëpunimi me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi, pavarësisht çështjes së krijuar me demarkacionin. Demarkacioni nuk është problem mes nesh dhe as nuk duhet të jetë një problem evropian. Ai, duhet të hiqet si kusht për liberalizimin e vizave. Ju e dini se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë probleme me kufijtë, por atyre u është njohur liberalizimi i vizave. E kemi të vështirë t’jua tregojmë të rinjve tanë që janë 100% proevropianë se pse këto vende e kanë liberalizimin e vizave dhe ne jo”, tha Pacolli.
“Ne nuk duhet të lejojmë që ata mendojnë se Kosova është vrimë e zezë e Evropës dhe duhet të mbetet e izoluar: çdo ditë për një qytetar po bëhet akoma dhe më e vështirë për të marrë vizë, për të lëvizur normalisht dhe kjo s është normale. Nuk është korrekte. Kosova duhet të çlirohet nga ky kusht, problemi i vizave duhet të zgjidhet. Kosova do të bëjë çdo gjë që kjo të ndodhë. Kosova do të bëjë çdo gjë që është e mundur në këtë drejtim që të kemi një Marrëveshje paqeje me Serbinë“, tha ndër të tjera, ministri i Jashtëm i Kosovës.
Ndërkaq, nikoqiri i takimit, Peter Szijarto, tha “Ne si Hungari do punojmë që të përshpejtohet procesi i integrimit, pa kushte që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe“. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur