LAJMI I FUNDIT:

Pacolli nuk shkon në takim, flet në telefon me presidentin Thaçi

Pacolli nuk shkon në takim, flet në telefon me presidentin Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka takuar liderët e partive politike në vend.

Në kuadër të këtyre takimeve, Thaçi kishte planifikuar të takonte edhe liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli, por ky takim nuk u realizua.


Presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se Pacolli nuk ka mundur të marrë pjesë në takim për shkaqe teknike, duke theksuar se me të ka zhvilluar një bisedë telefonike.

“Në pamundësi të pjesëmarrjes në takim për shkaqe teknike, sapo zhvillova një bisedë telefonike me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, me të cilin u pajtuam që t’i bashkërendojmë të gjitha veprimet për të mirën e qytetarëve të vendit tonë dhe për interesat tona shtetërore. E falënderoj liderin e AKR-së për gatishmërinë e tij për të dhënë kontribut në çdo kohë për të mirën e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Kujtojmë se Thaçit në takim sot nuk i ka shkruar kryeministri i vendit, Albin Kurti. /Telegrafi/