LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Në Gjakovë do t’i prodhojmë 350 mijë mbulesa për Wolkswagen

Pacolli: Në Gjakovë do t’i prodhojmë 350 mijë mbulesa për Wolkswagen

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në profilin e tij në Facebook thotë se kompania e tij Mabetex do të prodhojë mbulesa për Wolkswagen.

“Sapo mora një lajm të mirë nga Volkswagen se kompania e grupit Mabetex, ‘Intertex Gjakova’, sot ka nënshkruar një kontratë me gjigantin e makinave Volkswagen, për prodhimin e mbi 350 mijë mbulesave për makina për çdo vit. Jam i lumtur që mbi 150 punëtorë të rinj do të përfitojnë nga kjo kontratë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/