LAJMI I FUNDIT:

Pacolli mirëpret deklaratën e Izetbegoviç për njohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina

Pacolli mirëpret deklaratën e Izetbegoviç për njohjen e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina

Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka përshëndetur deklaratën e Bakir Izetbegoviç, i cili ka kërkuar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Bosnja.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se njohja nga Bosnja dhe Hercegovina do të ishte një hap natyral dhe i domosdoshëm për thellimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, që do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin rajonal, gjithnjë drejt integrimeve Euro Atlantike si shtete moderne dhe demokratike.


Postimi i plotë:

Populli dhe institucionet demokratike të Republikës së Kosovës mirëpresin dhe përshëndesin deklaratën konstruktive, vizionare dhe pozitive të anëtarit të presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, i cili kërkon njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran nga Bosnje e Hercegovina.
Duke pasur parasysh që Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina janë shtetet e vetme ish jugosllave që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, njohja nga Bosnje dhe Hercegovina do të ishte një hap natyral dhe i domosdoshëm për thellimin e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajonit, që do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin rajonal, gjithnjë drejt integrimeve Euro Atlantike si shtete moderne dhe demokratike.
Kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit. Ne kemi vullnet të mirë që të ndërtojmë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Serbinë. Sa më shpejtë kuptohet realiteti i një Kosove si shtet sovran dhe i pavarur, aq më i madh dhe i hovshëm do të ishte progresi dhe prosperiteti i gjithë Evropës Juglindore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori