LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Liberalizimi i vizave mbetet problem real

Pacolli: Liberalizimi i vizave mbetet problem real

Zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka thënë se përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë.

Ai gjatë takimit me drejtoreshën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst ka shprehur përkushtimin e Institucioneve për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve për liberalizimin e vizave.


Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e gjithmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pacolli ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike, duke shpresuar në vazhdimin e përkrahjes nga ana e Bashkimit Evropian.

“Agjenda jonë mbetet e palëkundur drejt integrimeve evropiane. Megjithëkëtë, liberalizimi i vizave mbetet një problem real. Vetëm përmes lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës do të jetë shans të përmirësim të imazhit të vendit dhe hapjes së perspektivës dhe mundësive të reja”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori