LAJMI I FUNDIT:

Pacolli komenton vendimin e Kushtetueses: Kohërat më sfiduese për politikën e Kosovës

Pacolli komenton vendimin e Kushtetueses: Kohërat më sfiduese për politikën e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim në lidhje me vlefshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi me anë të cilit dërgon vendin në zgjedhje.

Kreu  i AKR-së, Behgjet Pacolli duke komentuar vendimin e Kushtetueses thotë se vendi ka nevojë për pjekuri politike dhe respektim të vendimit.


“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës, dhe tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje. Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mirë se sot dhe jo me urrejtje dhe inate. Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./Telegrafi/