LAJMI I FUNDIT:

Pacolli kërkon takim urgjent të liderëve të Kosovës me miqtë amerikanë për koordinim të veprimeve

Pacolli kërkon takim urgjent të liderëve të Kosovës me miqtë amerikanë për koordinim të veprimeve

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka ftuar për një takim të përbashkët, urgjent të  udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë amerikanë dhe të perëndimit për të koordinuar veprimet, cilado qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë me aleatet perëndimor dhe në interesin kombëtar.

Pacolli këtë deklaratë e bëri në rrjetin e tij social Facebook, duke shtuar se me letrat e tre institucioneve kryesore të SHBA-ve është vërtetuar qartë se ShBA-të e duan përkryerjen e shtet ndërtimit të Kosovës.


Ai theksoi se duhet gjetur zgjedhjen e duhur, që të respektohet çdo kërkesë e miqve të Kosovës, që janë në interes të vendit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Pacollit:

“Miqësitë, mes njerëzve, por dhe ato mes shteteve, kanë nevojë për veprime të përditshme, që të mbijetojnë dhe të jenë afatgjata,ashtu si një pemë qe ka nevojë për ujitje çdo ditë, përndryshe thahet.

Ne, popull i Kosovës, duhet të jemi mirënjohës që SHBA-të, gjithmonë e kanë potencuar e sidomos ditët e fundit, miqësinë me ne.

Me letrat e Presidentit Trump drejtuar presidentit Thaçi apo dhe me letrat e tre institucioneve kryesore të SHBA-ve është vërtetuar qartë se ShBA e don përkryerjen e shtetndërtimit të Kosovës.

Kjo përfshirje e SHBA-ve që dëshiron forcimin tonë, integrimin tonë, njohjen tonë prej Serbisë, është një bekim për ne! Kjo duhet të kuptohet posaçërisht dhe të mbahet parasysh!!!

Nga ana tjetër, ne nuk jemi qendër e botës dhe as kemi për të qenë ndonjëherë, ndaj duhet ta vlerësojmë lart këtë pozicionim të radhës nga SHBA-të në favorin tonë.

Ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur, që të respektojmë çdo kërkesë të miqve tanë e që janë në interesin tonë.

Ne, gjithë institucionet tona duhet të flasim me një zë si na kërkoi Presidenti Trump. Këto letra brenda një kohe kaq të shkurtër, mesazhet e tyre në përputhshmëri me njeri tjetrin, janë rast që ne të forcohemi mes vete dhe jo të ndahemi!

Ndaj unë ftoj për një takim të përbashkët, urgjente të gjithë udhëheqësve politikë të Kosovës me miqtë tanë të SHBA-ve dhe të perëndimit për të koordinuar veprimet tona, cilat do qofshin ato por që shkojnë në interesin e miqësisë më aleatet tonë perëndimor dhe në interesin kombëtar.

Koha nuk pret, është momenti i vendimeve të mëdha!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori